https://sq-law.com/wp-content/uploads/2019/01/Artan-.jpg

Tel: +383 (0)44 508 959
Email: qerkini@sq-law.comsq-law.com

Artan Qerkini

Themelues & Partner

Arsimimi:

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLB, 2000
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLM., 2011
Universiteti Europian i Tiranës, PhD, 2018

Licencat:

Kosovë 2007
Dhomat e Specializuara të Kosovës 2018

Biografia:

Artan Qerkini është një nga themeluesit e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. dhe aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit Menaxhues. Ai mbanë licencën e avokatit nga viti 2006 në Kosovë dhe ka ushtruar këtë detyrë që nga ajo kohë. Ai është i licencuar si avokat edhe në Dhomat e Specializuara të Gjyqësorit në Kosovë.

Ai ka mbaruar studimet bazike dhe ato master në Degën e së Drejtës Civile në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2018, ai pranoi titullin PhD në Procedurë Civile nga Universiteti Europian i Tiranës.

Prej vitit 2002 deri në vitin 2006, z. Qerkini shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në atë detyrë, ai ndërmorri të gjitha punët juridike për Federatën dhe menaxhoi mirë funksionimin e Federatës.

Që nga viti 2006, z. Qerkini ushtron detyrën e avokatit dhe përfaqëson klientë të kategorive të ndryshme në lëminë civile si dhe atë penale. Ёshtë jurist superior dhe ka siguruar për klientë suksese përmbajtësore.

Nga prilli i vitit 2010 deri në vitin 2014, ai gjithashtu shërbeu si Këshilltar Ligjor i Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Republikës së Kosovës.

Ai njëherësh ka ligjëruar një klinikë civile në Fakultetin Juridik të Universitetit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, ndërsa aktualisht ligjëron disa lëndë në Fakultetin Juridik të Kolegjit UBT.

Z. Qerkini vazhdimisht merr pjesë në konferenca dhe seminare trajnuese që trajtojnë çështjet më të ndërlikuara juridike për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe më gjerë. Ai ka publikuar në sferën e së drejtës detyrimore dhe ndihmës juridike ndërkombëtare.

Përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe gjuhën angleze dhe serbokroate.

Ёshtë i martuar dhe ka tre fëmijë.

Publikimet:

Qerkini Artan., Balkan Journal of Interdisplinary Research ISSN, Kuptimi i Procesit të Rregullt Ligjor Sipas Praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me Theks të Veçant në të Drejtën e Aksesit në Gjykatë.(20017).

Qerkini Artan., Jasri Jornalos ISSN – Civil Liability for Damages Caused by Breach of Contract (2017).

Qerkini Artan., SCAP Journal ISBN, State Responsibility for Damage (2017).

Qerkini Artan., ICSS IX 9 th Internatioanl Confernece on Social Science, Evidence in Contested Procedure of Kosovo (Dubrovnik 2016).

Qerkini Artan., Ditët e Studimeve Shqipëtare “ (ISBN) 978-9928190-43-7, State responsibility for damage (2015)

Qerkini Artan., “Instituti për Studime Ligjore” – Gjilan University, Fair Trail according article 6 of European Convention of Human Right (2014)

Qerkini Artan., Magazine Avokatura, International Legal Help on Civil (2012).

Qerkini Artan., Magazine Iliria, The Principles of EU Contract LAW (2011).

Qerkini Artan., Magazine Avokatura, Contracts on Credit (2010).