https://sq-law.com/wp-content/uploads/2019/01/Doarsa.jpg

Tel: +383 (0)49 413 440
Email: doarsa.kica@sq-law.com

Doarsa Kica-Xhelili

Avokate

Arsimimi:

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLB, 2014
Loyola University Chicago, LLM, 2015

Licenca:

Kosovë 2018

Biografia:

Doarsa Kica-Xhelili është Avokate që vepron në kuadër të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Është lincencuar si avokate në fillim të vitit 2018, mirëpo ka përvojë të gjatë paraprake si juriste.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku morri titullin Juriste e Diplomuar. Asaj iu ofrua bursa për studimet master nga Universiteti Loyola i Chicago-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2014, ku me një arritshmëri të lartë morri titullin Magjistre e Sundimit të Ligjit për Zhvillim.

Para vijimit të studimeve master, Doarsa ka punuar dy vite në sektorin e shoqërisë civile. Në vitin 2012 punoj në organizatën Diaspora për Zhvillim si hulumtuese ligjore, ndërsa në vitet 2013-2014 punoi si Zyrtare e Programit në Programin për të Drejtat Civile në Kosovë.

Gjatë studimeve universitare, Doarsa ishte pjesëmarrëse në trajnime dhe gara të ndryshme për hulumtim dhe përfaqësim ligjor në Prishtinë, Strasbourg, Hagë, Budapest dhe Vjenë, ndër të cilat veçojmë garën Williem C. Vis për Arbitrazhin Komercial Ndërkombëtar në Vjenë ku ajo morri pjesë për dy vite rradhazi.

Doarsa u bë pjesë e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. në tetor të vitit 2015. Në vitin 2018, ajo u licencua si avokate pranë Odës së Avokatëve të Kosovës.

Përveç gjuhës shqipe, Doarsa flet edhe gjuhën angleze, turke, dhe serbo-kroate.