https://sq-law.com/wp-content/uploads/2019/01/Emma.jpg

Tel: +383 (0)44 677 289
Email: emma.sejdiu@sq-law.com

Emma Gj. Sejdiu

Drejtore Financiare dhe Operative

Arsimimi:

George Fox University – BS në Biznes Ndërkombëtar dhe Ekonomi, 2005

Biografia:

Emma Gj. Sejdiu është Drejtore Finaciare dhe Operative e shoqërisë së avokatëve Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K.

Ajo diplomoi nga Fakulteti i Shkencave në Universitetin George Fox në vitin 2005, dhe u titullua me diplomë në Biznesin Ndërkombëtar dhe në Ekonomi.

Pas diplomimit, ajo iu bashkua kompanisë së madhe Walgreens si Menaxhere Ekzekutive ku mbikëqyri një staf prej 22 bashkëpunëtorëve dhe trajtoi mesatarisht 500 porosi të klientëve në javë. Perveq mbikëqyrjes së punëtorëve , ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin, intervistimin dhe punësimin e stafit.

Ajo u kthye në Kosovë në qershor të vitit 2008 dhe u punësua nga MDA si Menaxhere e Burimeve Njerëzore, ku ajo zhvilloi departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë, menaxhoi dhe mbikqyri punonjësit, dhe rekrutoi stafin profesional për klientët në industri të ndryshme.

Pas kësaj, ajo shërbeu si Drejtore Ekzekutive e Fondacionit për Nënat dhe Foshnjat e Shëndetshme. Ajo ndihmoi në krijimin e Fondacionin në Kosovë. Njëkohësisht ajo e udhëhoqi dhe e krijoij departamentin e burimeve njerëzore, krijoi dhe menaxhoi marrëdhëniet me donatorë, arriti të akumulojë 58,000 euro donacione brenda vitit të parë, duke financuar instalimin e sistemit të ri të oksigjenit në njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Znj. Sejdiu më pastaj shërbeu si Drejtore Ekzekutive e Orthlion, SHPK, që ishte një ndër të paktat kompani eksportuese në vend. Ajo mbështeti themelimin e kompanisë Orthlion në Kosovë, krijoi politikat dhe procedurat administrative dhe financiare, hartoi kontrata të punës për të punësuarit, dhe menaxhoi marrëdhëniet me klientë. Znj. Sejdiu është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Përveç gjuhës shqipe ajo flet edhe Anglisht dhe Spanisht.