https://sq-law.com/wp-content/uploads/2019/01/Florenti.jpg

Tel: +383 (0)45 257 858
Email: florent.zeqiri@sq-law.comsq-law.com

Florent Zeqiri

Jurist

Arsimimi:

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLB, 2017
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLM (pritet më 2019)

Biografia:

Florent Zeqiri është jurist i diplomuar, dhe studimet i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Provimin e jurisprudencës në Kosovë e ka kaluar në Janar 2019.

Që nga marsi i vitit 2016 e deri në qershor të vitit 2017, ka qenë i angazhuar si praktikant në zyrën e Noterisë “Sefadin Blakaj në Prishtinë” duke asistuar në kryerjen e shërbimeve noteriale. Në të njejtën kohë, prej shtatorit të vitit 2016 e deri në shkurt të vitit 2017 z. Zeqiri ka qenë pjesë e programit “Demand for Justice”, i zbatuar nga National Center for State Courts (NCSC) dhe i financuar nga Departamenti i SHBA-ve, ku shërbeu si asistent i klinikës juridike penale e cila kishte për qëllim që studentëve t’iu mundësonte bashkëpunim me avokatët e OAK në përfaqësim pro bono në raste penale.

Në vitin 2015 ka qenë i angazhuar si drejtor studentor pranë Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në kuadër të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Florenti poashtu ka qenë bursist ne Konrad Adenauer Foundation për 6 muaj, fondacion gjerman i cili ka për synim fuqizimin e të rinjëve kosovarë për të qenë pjesë e vendimmarrjes në të ardhmën dhe për për të promovuar vlerat e demokracisë dhe drejtësisë ne vend.

Poashtu ka qenë pjesë e ekipës që ka ndihmuar në organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare studentore UPISC që është mbajtur në Maj te vitit 2016. Ai ka marre pjesë edhe në disa shkolla verore dhe konferenca si në nivel vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Gjatë studimeve universitare, Florenti ishte pjesëmarrëse në trajnime dhe gara të ndryshme për hulumtim dhe përfaqësim ligjor, ndër të cilat veçojmë garën Williem C. Vis për Arbitrazhin Komercial Ndërkombëtar në Vjenë.

Që nga shtatori i vitit 2017, z. Zeqiri i është bashkuar zyrës “Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K.” në cilësi të juristit.

Përveç gjuhës shqipe, Florenti flet edhe gjuhën angleze.