• Njihuni me ekipin tonë

    Korab R. Sejdiu

    Themelues & Partner Menaxhues

    Biografia

    Arsimimi

    The College of New Jersey, BS, 2001
    Widener University School of Law, J.D., 2004
    Boston University School of Law, LLM, 2016

    Licencat

    New Jersey (2004)
    New York (2005)
    Pennsylvania (2006)
    Certified Arbitrator – American Chamber of Commerce in Kosovo (2015)
    Kosova Chamber of Advocates (2017)

    PROFILI

    Korab R. Sejdiu është njëri nga dy themeluesit e shoqërisë së avokatëve Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Ai është i licencuar si avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, New Jersey, dhe Pennsylvania), si dhe nё Kosovё. Po ashtu, që nga viti 2015, z. Sejdiu vepron edhe si Arbitër i certifikuar në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Z. Sejdiu ka shërbyer në të kaluarën edhe një mandat si Deputet nё Kuvendin e Republikёs sё Kosovёs.

    Sejdiu ofron shёrbime juridike kryesisht pёr klientё biznesor, dhe ka pёrvojё pёrmbajtёsore nё gjyqёsi komplekse komerciale, arbitrazh vendor dhe ndёrkombёtar, marrëdhënie kontraktuale, tё drejtёn bankare dhe financiare, përshtatshmëri me rregullativën ligjore, çështje të konkurrencës dhe telekomunikacionit, përqёndrimit dhe bashkimit të korporatave, çështje të cilat ndërlidhen me institucionet publike dhe rregullatorët, sektorin e energjisё, ristrukturim tё korporatave, shitje të aseteve, negociata kontraktuale, analizё ligjore korporative, e procedura të falimentimit, duke pёrmendur vetёm disa.

    Studimet bazike i ka përfunduar në vitin 2001 në The College of New Jersey, duke diplomuar në Biznes Ndërkombëtar dhe Ekonomiks. Në 2004, ai fitoi titullin Juris Doctor nga Fakulteti Juridik i Widener University në Delaware të SHBA-ve. Në vitin e fundit të studimeve të doktoratës, ai u emërua Wolcott Fellow, një nder që iu jepej në atë kohë katër studentëve më të shquar dhe që i mundësoi atij të punojë në Gjykatën Kancelare të shtetit Delaware, që është gjykata e mirёnjohur amerikane për çështje korporative. Gjithashtu, gjatë studimeve të doktoratës, ai shërbeu si Editor Menaxhues i Delaware Journal of Corporate Law, që është zhurnal me renome ndërkombëtare. Z. Sejdiu gjithashtu ka edhe njё LLM nё tё Drejtёn Bankare dhe Financiare nga njё ndёr fakultetet juridike mё tё mira nё SHBA, pёrkatёsisht Universiteti i Bostonit.

    Pas studimeve, ai kaloi provimin e jurisprudencës dhe mori licencën e avokatit për New York, New Jersey dhe Pennsylvania. Fillimisht, ai shërbeu si bashkëpunëtor në Gjykatën Supreme të New Jersey-it, e pastaj iu bashkua një firme prestigjioze në Philadelphia, ku përfaqësoi klientë nga lista Fortune 500 në çështje korporative dhe komerciale.

    Ai u kthye në Kosovë në fund të vitit 2007 dhe u punësua me Bearing Point (kontraktues i USAID) si Këshilltar Ligjor në një projekt që mbështeste Kuvendin e Kosovës, e më vonë Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe poashtu shërbeu si trajnues i së drejtës komerciale për gjyqtarët dhe avokatët e Kosovës. Z. Sejdiu shërbeu si Këshilltar Ligjor dhe Përfaqësues Juridik i Presidentit të Republikës së Kosovës nga data 19 mars 2008, deri në përfundimin e mandatit të Presidentit në shtator të vitit 2010.

    Sejdiu është edhe njëri nga tre themeluesit e konferencës vjetore Balkan Arbitration Conference, me pjesëmarrje të ekspertëve nga rajoni, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të.

    Ai gjithashtu ka qenë profesor i së Drejtës Tregtare dhe së Drejtës Ekonomike Ndërkombëtare për studentë të studimeve bazike dhe master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Riinvest. Z. Sejdiu, po ashtu, ka qenë ligjerues i rregullt vizitues për disa vite në universitetin prestigjioz anglez Imperial College London, ku ai u ligjëronte studentëve të nivelit master për përgjegjësinë shoqërore korporative dhe etikën e biznesit. Z. Sejdiu ka ligjëruar edhe në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku ka ligjëruar lëndët E Drejta dhe Shoqëria dhe E Drejta Bashkëkohore Kushtetuese. Z. Sejdiu ligjёroi nё sferёn e tё drejtёs biznesore, korporative dhe asaj bankare-financiare edhe nё Swiss School of Economics, ndёrsa aktualisht ligjёron dy lëndë në Kolegjin UBT. Ai ka publikime në të drejtën komerciale, bankare, ndërkombëtare dhe kushtetuese.

    Sejdiu ka qenё gjithashtu Kryesues i Bordit të Programit për të Drejtat Civile në Kosovë, që shërben për nevojat juridike të qytetarëve të papërfaqësuar të Kosovës, dhe ka qenё anёtar i Bordit tё Drejtorёve tё Fondacionit Kosovar pёr Shoqёri tё Hapur. Aktualisht ai shёrben si anёtar i Bordit tё Drejtorёve tё KEP Trust, njё institucion mikrofinanciar nё Kosovё. Ai gjithashtu edhe është Kryetar i Komisionit të Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Përveç gjuhës shqipe, z. Sejdiu flet edhe anglisht dhe serbisht.  Z. Sejdiu është i martuar dhe ka tre fëmijë.

    PUBLIKIMET

    Sejdiu, Korab R. & Anjeza Gojani, Integration & International Dispute Resolution in Small States, Chapter: Kosovo – The Perspective of a Pro-Arbitration Country, Centre for Small States, Queen Mary University of London (2018).

    Sejdiu, Korab R., Banking and Finance in Kosovo, CEE Legal Matters – Expert Review, available at http://www.ceelegalmatters.com/index.php/kosovo-legal-review/143-kosovo/3967-banking-and-finance-in-kosovo (December ed. 2015).

    Sejdiu, Korab R., Investing in Kosovo – A Bitter Sweet Challenge, CEE Legal Matters – Expert Review, available at http://www.ceelegalmatters.com/ (August ed. 2014).

    Sejdiu, Korab R., A Constitutional Coup, Academicus International Scientific Journal, Issue No. 8, ISSN 2079-3715 (Albania/Italy, June 2013).

    Sejdiu, Korab R., Importing Delaware’s Fiduciary Duties to Kosovo and the SEE, European Company Law, Vol. 10, Issue 3 (Kluer Law International, Netherlands, June 2013).

    Sejdiu, Korab R., Pledges and Mortgages Treatise/Manual, USAID’s Economic Management for Stability and Growth, April 2010, available upon request.

    Sejdiu, Korab R., Legal Issues in Corporate Governance Treatise/Manual, USAID’s Economic Management for Stability and Growth, February 2010, available upon request.

    Sejdiu, Korab R. et al., Dilemmas and Challenges With a Quick Path – Privatization of Publicly Owned Enterprises in Kosovo, Riinvest Institute – Prishtina, Kosovo, October 2009, available at http://www.riinvestinstitute.org/.

    Sejdiu, Korab R., Law on Competition (Anti-trust) Treatise/Manual, USAID’s Economic Management for Stability and Growth, June 2009 (1 st ed.), November 2009 (2 nd ed.), available upon request.

    Sejdiu, Korab R., Law on Bankruptcy and Liquidation Treatise/Manual, USAID’s Economic Management for Stability and Growth, March 2009, available upon request.

    Sejdiu, Korab R. & Vjosa Osmani, Kosovo Bar Exam Manual (Commercial Law section), UNDP, March 2009.

    Sejdiu, Korab R., Law on Business Organizations Treatise/Manual, USAID’s Economic
    Management for Stability and Growth, 2008, available upon request.

    Sejdiu, Korab R., The Revival of a Forgotten Dispute: Deciding Kosova’s Future, 3 RUTG. JLUP 1, 106 (2005).