NJË QASJE TJETËR
NDAJ DREJTËSISË

Parimet Tona

Vlerat e poshtёshёnuara diktojnё punёn tonё ditore. Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. mburret qё dallohet si subjekt qё mbanё vehten nё standarde mё tё larta sa i pёrket marrёdhёnieve me klientёt, sherbimeve qё Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ofron, dhe bindjes ndaj standardeve mё tё larta etike.

Partneriteti
me Klientë

Qёllimi i ynё kryesorё ёshtё kёnaqёsia e plotё e Klientit me sherbimet tona dhe mbёshtetjen qё pranon nga ne. Ne e konsiderojmё vehten partner tё Klientit nё arritjen e qёllimeve tё Klientit nё Kosovё dhe jashtё asaj. Misioni strategjik i Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё themelimi i partneritetit me klientё, qё njёheri ka rezultuar nё themelim tё partneriteteve afatgjate me shumё klientё dhe nё kёnaqёsi tё plotё tё klientёve pёrkitazi me kontributin e dhёnё nga Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Pjesё e kёnaqёsisё sё klientёve tanё me Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. buron nga fakti se Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. i dizajnon sherbimet nё pёrputhje tё plotё me nevojat e Klientit dhe konsideron çdo klient tё jetё unikat dhe i rёndёsishёm, pavarёsisht nga madhёsia, origjina apo angazhimi. Thёnё thjeshtё, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. nuk ёshtё e kёnaqur, deri sa tё ndahet i kёnaqur Klienti!

https://sq-law.com/wp-content/uploads/2018/12/DSC08932.jpg

Etika

Qasja e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё qё gjithmonё tё veprojё brenda kufijёve mё tё rreptё tё etikёs profesionale. Kjo ёshtё tejet e vёshtirё nё njё ambient juridik sikur qё ekziston nё Kosovё, mirёpo, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. beson thellё nё veprim tё drejtё dhe nё pёrmirёsim tё sistemit juridik nё Kosovё duke udhёhequr me vepra, edhe atёherё kur veprimi i drejtё na vendosё nё pozitё tё pafavorshme karshi ofruesёve tё tjerё tё sherbimeve juridike. Pra, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. gjithmonё ka sherbyer si shoqёri e avokatёve model pёr veprimtari brenda kufijve mё tё reptё tё etikёs profesionale.

https://sq-law.com/wp-content/uploads/2018/12/sq-law-10.png

Pavarësia

Ne kemi instaluar një sistem që obligon secilin partner, jurist, dhe punëtor të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. që të qëndrojë i pavarur dhe objektiv, sa i përket secilës çështje për të cilën angazhohet. Procedurat tona sigurojnë që secili anëtarë i Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. të deklarojë konfliktet e interesit që eventualisht mund të dëmtojnë pavarësinë e saj/tij sa i përket çështjes në të cilën punon ajo/ai.

https://sq-law.com/wp-content/uploads/2018/12/sq-law-19.png

Konfidencialiteti

Procedurat tona të brendshme janë të qarta dhe të gjithë ne tek Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. kuptojmë se privilegji avokat-klient është i shenjtë, gjatë dhe pas angazhimit. Të gjithë anëtarët e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti, që i ndalojnë ata nga diskutimi i çështjeve me persona jashtë Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Ky obligim është pjesë materiale edhe e kontratave të punës të anëtarëve të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K.

https://sq-law.com/wp-content/uploads/2018/12/sq-law-16.png

Zhvillimi i Vazhdueshëm

Ne i përkasim një profesioni që vazhdimisht ndryshon. Rrjedhimisht, partnerët, avokatët, juristët dhe punëtorët e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. janë të obliguar që në vazhdimësi të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre duke marrë pjesë në trajnime formale, trajnime praktike në punë, dhe pjesëmarrje në arsimimin e vazhdueshëm ligjor.

https://sq-law.com/wp-content/uploads/2018/12/sq-law-17.png