https://sq-law.com/wp-content/uploads/2019/01/Rinori-1.jpg

Tel: +383 (0)44 405 421
Email: rinor.kastrati@sq-law.com

Rinor Kastrati

Avokat

Arsimimi:

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLB, 2013
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik, LLM (pritet më 2019)

Licencat:

Kosovë 2017

Biografia:

Rinor Kastrati është Avokat që vepron në kuadër të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. të cilës iu bashkua që nga viti 2015.

Ai ka përfunduar provimin e jurisprudencës në shtator të vitit 2016. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe është në përfundim të masterit në drejtimin penal.

Për një kohë të shkurtër, nga shtatori deri në dhjetor 2013, ka dhënë kontributin e tij në Institutin Gjyqësor të Kosovës për hulumtimin e botimeve civile dhe penale.

Gjatë vitit 2014 – 2015 ka punuar si zyrtar praktikant në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Çështjeve Ekonomike, e më vonë në departamentin e përgjithshëm të divizionit civil.

Ai, gjithashtu ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare në fushën e drejtësisë. Këto i ndihmuan që ai të njohë më mirë fushën civile, penale dhe çështjet me element ndërkombëtar.

Rinori u bë pjesë e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. në tetor të vitit 2015.

Përveç gjuhës shqipe, Rinori flet edhe gjuhën angleze.