• Një qasje tjetër ndaj drejtësisë

    Rreth nesh

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. qё shpeshherё referohet si S&Q, ёshtё njё shoqёri e avokatёve qё ofron shёrbime tё pёrgjithshme juridike, dhe qё operon nga Prishtina, Republika e Kosovёs. Ështё themeluar me qёllim të ndёrtimit tё njё shoqёrie avokatёsh profesionistё qё kanё kredenciale tё larta akademike dhe shkathtёsi superiore profesionale, tё cilёt duan tё ushtrojnё profesionin nё njё ambient ndёrmarrёs dhe kreativ. Kjo shoqёri e avokatёve ёshtё e dizajnuar rreth pёrmbushjes sё plotё tё nevojave juridike tё klientёve si shtyllё kryesore e suksesit. Si rezultat, ne kemi krijuar njё ambient juridik dhe biznesor dinamik, tёrheqёs dhe nganjёherё edhe argёtues, qё ёshtё i orientuar tёrёsisht drejt klientit. Kjo ka rezultuar me njё firmё tё re dhe tё respektuar shumё nё Kosovё dhe nё nivel ndёrkombёtar. Pёr çdo klient, ne prodhojmё punё kualitative, strategji innovative dhe rezultate tё shkёlqyeshme. Kjo formulё, bashkё me klientёt tanё tё kёnaqur garantojnё sukses nё çdo gjё qё bёjmё.

    Zyret & Teknologjia

    Në shoqërinë e avokatëve Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. anëtarët e ekipit tonë kanë qasje në ambiente bashkëkohore të punës që janë të përshtatshme për ofrim të shërbimeve kualitative për klientët tanë. Gjatë dizajnimit të zyreve tona dhe përzgjedhjes së teknologjisë që përdoret nga personeli, qëllimi ka qenë që të sigurohet rahatia e plotë për personelin tonë, si dhe, të ofrohen vegla moderne që përdoren për të shërbyer interesat më të mirë të klientëve.

    Parimet Tona

    Vlerat e poshtёshёnuara diktojnё punёn tonё ditore. Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. mburret qё dallohet si subjekt qё mbanё vehten nё standarde mё tё larta sa i pёrket marrёdhёnieve me klientёt, sherbimeve qё Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ofron, dhe bindjes ndaj standardeve mё tё larta etike.

    • Partneriteti me Klientë
    • Etika
    • Pavarësia
    • Konfidencialiteti
    • Zhvillimi i Vazhdueshëm

    Qëllimi i ynë kryesorë është që klienti të ndahet plotësisht i kënaqur me sherbimet tona dhe mbështetjen që pranon nga ne. Ne e konsiderojmё veten partner tё klientit nё arritjen e qёllimeve tё klientit nё Kosovё dhe jashtё asaj. Misioni strategjik i Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё themelimi i partneritetit me klientё, qё njёheri ka rezultuar nё themelim tё partneriteteve afatgjate me shumё klientё dhe nё kёnaqёsi tё plotё tё klientёve pёrkitazi me kontributin e dhёnё nga Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Pjesё e kёnaqёsisё sё klientёve tanё me Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. buron nga fakti se Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. i dizajnon sherbimet nё pёrputhje tё plotё me nevojat e klientit dhe konsideron çdo klient tё jetё unikat dhe i rёndёsishёm, pavarёsisht nga madhёsia, origjina apo angazhimi. Thёnё thjeshtё, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. nuk ёshtё e kёnaqur, deri sa tё ndahet i kёnaqur klienti!

    Qasja e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё qё gjithmonё tё veprojё brenda kufijёve mё tё rreptё tё etikёs profesionale. Kjo ёshtё tejet e vёshtirё nё njё ambient juridik sikur qё ekziston nё Kosovё, mirёpo, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. beson thellё nё veprim tё drejtё dhe nё pёrmirёsim tё sistemit juridik nё Kosovё duke udhёhequr me vepra, edhe atёherё kur veprimi i drejtё na vendosё nё pozitё tё pafavorshme karshi ofruesёve tё tjerё tё sherbimeve juridike. Pra, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. gjithmonё ka sherbyer si shoqёri e avokatёve model pёr veprimtari brenda kufijve mё tё reptё tё etikёs profesionale.

    Ne kemi instaluar një sistem që obligon secilin partner, jurist, dhe punëtor të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. që të qëndrojë i pavarur dhe objektiv, sa i përket secilës çështje për të cilën angazhohet. Procedurat tona sigurojnë që secili anëtarë i Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. të deklarojë konfliktet e interesit që eventualisht mund të dëmtojnë pavarësinë e saj/tij sa i përket çështjes në të cilën punon ajo/ai.

    Procedurat tona të brendshme janë të qarta dhe të gjithë ne tek Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. kuptojmë se privilegji avokat-klient është i shenjtë, gjatë dhe pas angazhimit. Të gjithë anëtarët e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti, që i ndalojnë ata nga diskutimi i çështjeve me persona jashtë Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Ky obligim është pjesë materiale edhe e kontratave të punës të anëtarëve të Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K.

    Ne i përkasim një profesioni që vazhdimisht ndryshon. Rrjedhimisht, partnerët, avokatët, juristët dhe punëtorët e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. janë të obliguar që në vazhdimësi të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre duke marrë pjesë në trajnime formale, trajnime praktike në punë, dhe pjesëmarrje në arsimimin e vazhdueshëm ligjor.

    Ekipi

    Rrjeti

    Përveq ekipit tonë të brendshëm, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. me kalimin e kohës ka akumuluar edhe një rrjet të besueshëm dhe të dëshmuar të profesionistëve që i angazhojmë kohë pas kohe, varësisht nga nevoja. Si rezultat, ne kemi në dispozicion një rrjet të madh të ekspertëve kyq në lëmitë e drejtësisë, tatimeve, avokaturës, kontabilitetit dhe auditimit, ekonomisë, shkencës, pronësisë intelektuale, dhe asaj industriale, të cilët i angazhojmë për veprime specifike që kërkojnë specializim të ngushtë në një sferë të caktuar të së drejtës.