• Njihuni me ekipin tonë

    Lea Meraku

    Bashkëpunëtore

    Biografia

    Arsimimi

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2024.
    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLM, 2025.

    PROFILI

    Lea Meraku është Bashkëpunëtore e cila është i është bashkuar Shoqërisë të Avokatëve Sejdiu & Qerkini në vitin 2022, fillimisht në cilësinë e Asistentes Ligjore.

    Znj. Meraku ka një përvojë ndërkombmëtare akademike. Pas përfundimit të diplomës International Baccalaureate në Zvicër, ajo ka vijuar pastaj studimet në University of Edinburgh në Skoci. Në këtë universitet ka kryer dy vite studimi në drejtimin Law (LLB), me vlerësimin First Class Honours. Në vitin 2020, ajo ka vazhduar studimet në Fakulltetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka diplomuar në vitin 2024.

    Znj. Meraku ka fituar përvojë të gjerë në aspektin profesional si dhe atë akademik, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe konferenca nga organizatat si Bashkimi Evropian, OSBE, Këshilli i Evropës, si dhe universitete të ndryshme rreth botës. Në vitin 2021, punimi i saj akademik mbi të drejtën e shitblerjes në të Drejtën Romake është publikuar në revistën ligjore të Universitetit të Edinburgut.

    Në vitin 2022, znj. Meraku u angazhua si Koordinatore Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht, është Trajnere e Garës të së Drejtës Ndërkombëtare Philip C. Jessup Moot Court Competition, ku ishte edhe vet pjesëmarrëse në vitin 2023 dhe fitoi çmimet e Oratores më të Mirë në rundet Evropiane në Gjenevë (vendi 4-të në Evropë) dhe në rundet ndërkombëtare në Washington, D.C. (vendi i 16të në Botë).

    Ajo ka interes të veçantë në të Drejtën Komerciale dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Private.

    Përveç gjuhës shqipe, ajo flet edhe gjuhën angleze.

    PUBLIKIMET

    Delving into the controversy of Periculum Est Emptoris: has the Roman rule of risk been judged too
    harshly?, University of Edinburgh Student Law Review 2021 Volume IV, Issue 2
    https://www.eslr.ed.ac.uk/wp-content/uploads/sites/30/2021/05/ESLR-2021-Master-Document.pdf

    Online Violence Against Women in Politics: A Threat to Democracy, (2023) OSCE Dialogue Academy
    Essay Competition