• Udhërrëfyesi i juaj i besueshëm

    Korporative & Tranzaksionale

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё njё nga avokaturat mё me renome nё Kosovё sa i pёrket ofrimit tё shёrbimeve tё pёrgjithshme korporative, kёshillave rreth qeverisjes korporative dhe mbёshtetjes nё tranzaksione. Ne pёrmbushim kёrkesat ligjore pёr tё gjitha subjektet, strukturat dhe organizatat, publike dhe private, pёrfshirё tё gjitha çёshtjet madhore dhe ato tё pёrditshme, si p.sh. shqyrtimi i kontratave komerciale, kёshillimi, hartimi, negociimi, e kёshtu me rradhё. Poashtu, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. kёshillon klientёt afaristё nё njё gamё tё gjerё tё çёshtjeve tё qeverisjes korporative, me qё rast kёshillon bordet e drejtorёve, menaxherёt, zyrtarёt, aksionarёt dhe palёt e interesit. Pёr mё tepёr, avokatёt tanё kanё kёshilluar klientёt nё disa nga tranzaksionet mё tё mёdha qё kanё ndodhё nё Kosovё, pёrfshirё por pa u kufizuar nё bashkime, shitblerje aksionesh, shitblerje tё aseteve kryesore, marrёveshje financimi, transfere tё pjesshme tё biznesit, ndёrmarrje tё pёrbashkёta, marrёveshje tё mёdha pёr ndёrtim, etj.

    Gjyqësia, Ankesat, Gjyqësia Kushtetuese & ZAM

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. zotёron njё reputacion si njё avokaturё superiore pёr pёrfaqёsim gjyqёsor nё Kosovё. Qё nga ditёt e para, njihet si njё shoqёri e avokatёve e pёrbёrё nga avokatё qё kanё kapacitet tё ballafaqohen me mosmarrёveshje komplekse dhe tё mёdha nё mёnyrё tё suksesshme dhe efikase. Ne ndihmojmё bizneset, organizatat dhe individёt qё tё zgjidhin mosmarrёveshje nё kёtё sistem juridik shumё sfidues. Ne kemi qenё tё suksesshёm nё pёrfaqёsimet e klientёve nё gjykime, falimentim, ankesa, kёrkesa nё Gjykatёn Kushtetuese, dhe nё metodat alternative pёr zgjidhjen e mosmarrёveshjeve nё Kosovё dhe ndёrkombёtarisht.

    Relacionet me rregullatorë dhe institucione shtetërore

    Klientёt e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ushtrojnё veprimtarinё afariste nё shumё fusha dhe shpeshherё ballafaqohen me rregullim nga rregullatorёt ekonomik. Nё kёtё aspekt, ne kemi pёrfaqёsuar klientёt tanё nё çёshtje tё ndryshme rregullative, nga licencimi dhe aprovimet e deri tek kontestet administrative. Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ka pёrfaqёsuar interesat e klientёve tek shumica e rregullatorёve nё Kosovё, pёrshirё çёshtje bankare dhe financiare, tё konkurrencёs, energjisë, ujit, e kёshtu me rradhё. Pёr mё tepёr, ne mbajme kontakte tё rregullta edhe me institucione tё tjera shtetёrore qё ndikojnё nё veprimtarinё afariste nё Kosovё.

    Çështjet e Punës

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ofron sherbime juridike qё ndёrlidhen me tё drejtёn e punёs pёr disa nga kompanitё mё tё mёdha dhe misionet e huaja qё veprojnё nё Kosovё. Pёrveq pёrfaqёsimit nё raste gjyqёsore tё punёs, ne poashtu konsultohemi dhe kёshillojmё klientёt ndёr tё tjera lidhur me hartimin e kontratave dhe rregulloreve tё punёs, menagjimin juridik tё marrёdhёnieve tё punёs, hartimin e vendimeve tё burimeve njerёzore, pajtueshmёria me ligjin, çёshtjet me inspektoratin e punёs, e tё ngjashme.

    Pajtueshmëria

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ka treguar sukses tё jashtёzakonshёm nё raste kur ka shёrbyer si department i jashtёm pёr pajtueshmёri ligjore pёr disa nga klientёt tanё tё mёdhenjё. Abmienti afarist nё Kosovё paraqet shumё sfida pёr bizneset qё dёshirojnё tё veprojnё tёrёsisht brenda kufijve ligjor, dhe nё kёtё aspekt, partneriteti me Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё dёshmuar tё jetё njё formulё e suksesshme.

    Penale

    Avokatёt e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ofrojnё edhe mbrojtje nё raste penale tё profilit tё lartё, pёrfshirё por pa u kufizuar nё aktakuza pёr krime lufte, mbrojtja penale pёr korporata, krime tё jakёs sё bardhё, korrupcion, e kёshtu me rradhё. Avokatёt tanё janё tё njohur pёr mbrojtjen e pashoq qё bёjnё pёr tё drejtat e tё akuzuarve dhe sukseset qё kanё arritur nё kёto raste tё komplikuara dhe shumё tё ndishme.

    Pro Bono & Gjyqësia Strategjike

    Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё themeluar mbi idenё qё ushtrimi i profesionit nuk ёshtё vetёm njё biznes, por edhe njё obligim profesional ndaj shoqёrisё nё tё cilёn veprojmё. Nё kёtё drejtim, Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. ёshtё dёshmuar si lidere nё dhёnien e shёrbimeve pro bono dhe tё gjyqёsisё strategjike pёr klientё qё kanё nevojё pёr pёrfaqёsim tё fuqishёm me pak ose pa pagesё. Rrjedhimisht, disa nga rastet mё tё mёdha nё Kosovё janё pёrfqёsuar nga avokatёt e Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K., me qё rast kanё trajtuar çёshtje si dhuna nё familje, adoptime, tё drejtat e njeriut, llogaridhёnia e prokurorёve dhe gjyqtarёve, liria e shprehjes, transparenca dhe qasja nё dokumente publike, e kёshtu me rradhё. Ekipi ynё beson nё idenё se ne shёrbejmё klientёt tanё, por njёkohёsisht, edhe shoqёrinё e pёrgjithshme.