Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, LLB, 2025
Albë Lala iu bashkua Shoqërisë së Avokatëve Sejdiu & Qerkini nga korriku i vitit 2024, në cilësinë e Bashkëpunëtores Verore. Që nga tetori i vitit 2024, znj. Lala u avancua në pozitën e Asistentes Ligjore. Ndërsa, nga qershor 2025, znj. Lala u promovua në rolin e Bashkëpunëtores në avokaturë.
Gjatë studimeve, znj. Lala është treguar si një studente e suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Krahas përkushtimit në studime, znj. Lala ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm edhe në aktivitete jashtëshkollore, duke u shquar si aktiviste studentore dhe më pas si përfaqësuese e studentëve në Parlamentin Studentor, në cilësinë e nënkryetares. Ky angazhim i saj ka përfshirë pjesëmarrjen në grupe punuese dhe komisione që adresojnë dhe avokojnë çështje me rëndësi për jetën studentore dhe përfshirjen e të rinjëve në procese vendimmarrëse. Për më tepër, znj. Lala ka zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e saj përmes ndjekjes së trajnimeve profesionale mbi fushën e drejtësisë, të organizuara nga organizata të mirënjohura jo-qeveritare në Kosovë.
Përgjatë periudhës shkurt-maj 2024, znj. Lala ka përfunduar edhe praktikën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin Administrativ, me ç’rast ka fituar njohuri dhe përvojë të vlefshme në fushën e së drejtës administrative.
Aktualisht, znj. Lala është pjesë e ekipit të Sejdiu & Qerkini duke kontribuar me ekspertizën dhe përkushtimin e saj në dhënien e shërbimeve kualitative juridike.
Përveç gjuhës shqipe, znj. Lala flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze.