• Njihuni me ekipin tonë

    Artan Qerkini

    Themelues & Partner

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2000
    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLM, 2011
    Universiteti Evropian i Tiranës, PhD, 2018

    Licencat :

    Oda e Avokatëve të Kosovës (2007)
    Dhomat e Specializuara të Kosovës  – Hagë (2018)

    PROFILI

    Artan Qerkini është njëri nga dy themeluesit e shoqërisë së avokatëve Sejdiu & Qerkini, Sh.P.K. Ai është i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit në Kosovë që nga viti 2007. Po ashtu, ai është pranuar si Avokat i Specializuar dhe mund ta ushtrojë profesionin e avokatit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës na Hagë. Z. Qerkini është gjithashtu Nënkryetar i Bordit të Odës së Avokatëve në Dhomat e Specializuara.

    Pas licencimit si avokat, Z. Qerkini ka qenë i angazhuar fillimisht si udhëheqës në departamentin ligjor në një kompani të madhe vendore, ndërsa, që nga viti 2002 deri në vitin 2006, ai ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në këtë cilësi, ai kryente ndër të tjera edhe të gjitha punët juridike për Federatën dhe menaxhonte me punët administrative dhe organizative të Federatës. Nga prilli i vitit 2010 deri në vitin 2014 ka shërbyer edhe si Këshilltar Ligjor i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

    Nga viti 2007 e në vazhdim, Z. Qerkini është angazhuar në ushtrimin e profesionit të avokatisë dhe fokusin e ka kryesisht në mbrojtjen penale. Ai ka mbrojtur suksesshëm klientë në raste penale të profilit të lartë, përfshirë të akuzuar për krime lufte dhe për krime ekonomike. Rrjedhimisht, edhe njihet si një nga penalistët më të spikatur në vend, dhe jo vetëm.

    Që nga viti 2018 ai është i angazhuar si Ligjërues në Kolegjin UBT në Prishtinë, në dy lëndët Procedura Penale dhe Procedura Civile. Ai gjithashtu ishte Ligjërues i lëndës E Drejta Civile në Fakultetin Juridik të Universitetit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë.

    Qerkini vazhdimisht merr pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme trajnuese që thellojnë çështjet më të fundit ligjore që kanë të bëjnë me të drejtën penale në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Tutje, z. Qerkini, është edhe njëri ndër hartuesit e Kodit të ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Përveç gjuhës shqipe, ai flet anglisht dhe serbisht.

    PUBLIKIMET

    Qerkini, Artan, Iliria International Review ( P-ISSN 2192-7081; e-ISSN 2365-8592 ), Vol 10, No 1 (2020), CERTAIN DISPUTABLE MATTERS PERTAINING TO THE POSITION OF THE INJURED PARTY IN CRIMINAL PROCEEDINGS IN THE REPUBLIC OF KOSOVO.

    Qerkini, Artan., Balkan Journal of Interdisplinary Research ISSN, Kuptimi i Procesit të Rregullt Ligjor Sipas Praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me Theks të Veçant në të Drejtën e Aksesit në Gjykatë.(20017).

    Qerkini, Artan., Jasri Jornalos ISSN – Civil Liability for Damages Caused by Breach of Contract (2017).

    Qerkini, Artan., SCAP Journal ISBN, State Responsibility for Damage (2017).

    Qerkini, Artan., ICSS IX 9th Internatioanl Confernece on Social Science, Evidence in Contested Procedure of Kosovo (Dubrovnik 2016).

    Qerkini, Artan., Ditët e Studimeve Shqipëtare “ (ISBN) 978-9928190-43-7, State responsibility for damage (2015).

    Qerkini, Artan., “Instituti për Studime Ligjore” – Gjilan University, Fair Trail according article 6 of European Convention of Human Right (2014).

    Qerkini, Artan., Magazine Avokatura, International Legal Help on Civil Case (2012).

    Qerkini, Artan., Magazine Iliria, The Principles of EU Contract LAW (2011).

    Qerkini, Artan., Magazine Avokatura, Contracts on Credit (2010).