• Njihuni me ekipin tonë

    Blinera Osmani

    Avokate

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB

    Licencat:

    Oda e Avokatëve të Kosovës (2023)

    PROFILI

    Blinera Osmani iu bashkua ekipit të Sejdiu & Qerkini në vitin 2021.

    Znj. Osmani, ka 16 vjet përvojë thelbësore në fushën e telekomunikacionit, pronësisë tregtare dhe industriale, e të drejtës së menaxhimit, të drejtës së ritransmetimit, si dhe në çështje të tjera që lidhen me të drejtën e konkurrencës dhe atë pronësore. Gjithashtu, ajo ka qenë pjesëmarrëse në përpilimin e strategjive dhe projektligjeve të ndryshme në fushën e telekomunikacionit, komunikimit, autoritetit të konkurrencës dhe shërbimeve mediale transmetuese në Kosovë. Gjithashtu, ajo ka përpiluar materiale dhe ka mbajtur trajnime të ndryshme në fushën e së drejtës tregtare, qeverisjen e korporatave, ligjin e punës, etj.

    Ajo ka qenë pjesë e IPKO Telecommunications LLC, që nga viti 2007 deri në vitin 2021, dhe ka kontribuar në shumë procese të rëndësishme brenda kompanisë. Znj. Osmani shërbeu si Eksperte Ligjore dhe Çështjeve Rregullative duke përmbyllur këtë përvojë në IPKO si Udhëheqëse e Departamentit Ligjor. Në këtë pozitë, ajo kishte menaxhuar çështjet ligjore dhe ato rregullative, në mënyrë që ta forconte pozicionin e kompanisë në treg. Për më tepër, ajo ishte përgjegjëse për ngritjen e kapaciteteve, menaxhimin e pajtueshmërisë me ligjet e aplikueshme dhe përfaqësonte kompaninë në mënyrë profesionale kundrejt palëve të interesit.

    Znj. Osmani ka certifikime në fusha të ndryshme, duke përfshirë Ligjin e Transaksioneve Biznesore Ndërkombëtare, Kontratat Ndërkombëtare Tregtare dhe Zgjidhjen e Kontesteve, Ligjin e Konkurrencës, Rregulloren Evropiane të Telekomit, etj.

    Znj. Osmani me një histori të dëshmuar të punës në industrinë e shërbimeve juridike, këshillon dhe përfaqëson klientët e Sejdiu&Qerkini  në mënyrë të denjë dhe forcon pozitën e tyre karshi sfidave me të cilat ballafaqohen ata gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

    Përveç gjuhës shqipe, znj. Osmani flet anglisht dhe turqisht.

    PUBLIKIMET

    Osmani, Blinera, Monografi: E drejta për arsimim e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, 2006.