• Njihuni me ekipin tonë

    Burim Azemi

    Avokat

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2017
    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLM, 2020

    Licencat:

    Oda e Avokatëve të Kosovës (2022)

    PROFILI

    Burim Azemi ushtron profesionin e avokatit si pjesë e Sejdiu & Qerkini Sh.P.K që nga vitit 2022, përderisa, para se të licencohej si Avokat, ishte pjesë e avokaturës si bashkëpunëtor që nga fundit i vitit 2018.

    Para se t’i bashkohej Sejdiu & Qerkini, nga marsi i vitit 2018, z. Azemi ka shërbyer si nëpunës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, fillimisht në Departamentin e Krimeve të Rënda e më pas në Departamentin Special. Ky angazhim ishte përmes projektit të Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit – INL, me qëllim të mbështetjes së gjykatave dhe të sapodiplomuarve në drejtësi.

    Gjithashtu, z. Azemi ishte i angazhuar si praktikant në Universitetin e Prishtinës, ku ka qenë përgjegjës për çështjet administrative dhe juridike. Nga marsi 2017 deri në korrik 2017, ai ka qenë këshilltar ligjor në organizatën joqeveritare “Labyrinth”, ku ka trajtuar çështjet ligjore të organizatës dhe ka bashkëpunuar ngushtë me avokatin e organizatës dhe në të njëjtën kohë ka ndihmuar organizatën me trajnime dhe kërkime ligjore.

    Bazuar në përvojën e tij, z. Azemi ka fituar një reputacion si përfaqësues i përkushtuar i interesave të klientëve, si në gjykata, ashtu njëjtë edhe më gjerë.  Pra, z. Azemi ofron për klientët shërbime kryesisht në sferën civile, duke i përfaqësuar ata në gjykata, në këshillim regullativ dhe tranzaksional.

    Përveç gjuhës shqipe, ai flet anglisht dhe gjermanisht.