• Njihuni me ekipin tonë

    Dior Zhuri

    Bashkëpunëtor i Lartë

    Biografia

    Arsimimi

    Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2024
    Université Paris Nanterre, semestër shkëmbimi, LLB, 2024
    Queen Mary University of London, LLM në të Drejtën Komerciale dhe Korporative, 2026

    PROFILI

    Dior Zhuri i është bashkuar Shoqërisë së Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” në vitin 2019, në një moshë shumë të re. Gjatë viteve në vijim, ai u avancua vazhdimisht brenda firmës dhe aktualisht shërben në pozitën e Bashkëpunëtorit të Lartë në praktikën korporative dhe tregtare.

    Në kuadër të angazhimit të tij profesional, z. Zhuri këshillon kompani dhe investitorë në çështje të bashkimeve dhe blerjeve të korporatave, financave korporative, rregullimit bankar dhe financiar, kontratave tregtare, konkurrencës dhe ristrukturimit korporativ. Aktualisht, ai menaxhon portofolin më të madh të klientëve tregtarë në firmë, duke mbuluar një spektër të gjerë të nevojave të tyre juridike, nga këshillimi i përditshëm deri te transaksionet komplekse dhe kontestet gjyqësore.

    Z. Zhuri ka bashkëudhëhequr proceset e hartimit të dokumentacionit transaksional në shit-blerje korporative vendore dhe ndërkombëtare, të zhvilluara nën regjime lokale dhe të huaja. Ai poashtu punon negocimin e kontratave tregtare dhe marrëveshje të ndjeshme nga aspekti i konkurrencës për klientë korporativë dhe ka këshilluar në ristrukturime korporative që përfshijnë tjetërsimin e aktiveve dhe financimin ndërkufitar.

    Në anën tjetër, z. Zhuri udhëheq procese komplekse gjyqësore korporative dhe tregtare para Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe përfaqëson klientë në procedura kushtetuese para Gjykatës Kushtetuese, përfshirë çështje strategjike dhe të apelit. Në kuadër të këtyre, ai shërben edhe si pikë kryesore e kontaktit për klientët korporativë dhe udhëheq rrjedhat përkatëse të punës.

    Z. Zhuri e ka thelluar më tej përvojën e tij profesionale në Londër pranë Raymond Saul Solicitors, ku ka mbështetur punë të profilit të lartë në fushën e blerjeve dhe bashkimeve të korporatave, ristrukturimit dhe zgjidhjes së kontesteve në transaksione ndërkufitare.

    Gjatë studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, z. Zhuri u veçua si Student i Dalluar. Ai gjithashtu përfundoi një semestër shkëmbimi në Université Paris Nanterre, me fokus në të drejtën e biznesit. Pas përfundimit të studimeve baçelor, ai vazhdoi ngritjen e tij akademike në Queen Mary University of London, ku përfundoi programin LLM në Commercial and Corporate Law me nderime në vitin 2026.

    Përvoja e tij akademike dhe profesionale, së bashku me angazhimin e vazhdueshëm në praktikën transaksionale dhe atë të kontesteve, e kanë pozicionuar z. Zhuri si një nga praktikuesit korporativë më premtues të gjeneratës së re në treg.

    Përveç gjuhës amtare shqipe, z. Zhuri flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe ka njohuri të mira të gjuhës serbe.