Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2026
Ema Guda i është bashkuar Shoqërisë së Avokatëve Sejdiu & Qerkini në korrik të vitit 2024 përmes Programit të Bashkëpunëtorëve Veror, dhe në tetor të po atij viti u promovua në pozitën e Asistentes Ligjore. Në qershor të vitit 2026, ajo është avancuar në pozitën e Bashkëpunëtores.
Znj. Guda ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2026, me notë maksimale 10.0.
Ajo e ka përfaqësuar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Kosovën në Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition, ku ka garuar në Washington D.C. kundër universiteteve më të njohura ndërkombëtarisht dhe është shpallur si një nga 20 avokueset më të mira gjatë rundeve Evropiane të Garës.
Në vitin 2026, znj. Guda ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit të Universitetit të Prishtinës në Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, duke fituar përvojë të mëtejshme në të drejtën tregtare ndërkombëtare, arbitrazh dhe argumentim juridik.
Përveç kësaj, znj. Guda ka fituar përvojë të gjerë në aspektin profesional si dhe atë akademik, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe konferenca të organizuara nga organizata si OSBE, Model UN, si dhe USAID.
Përmes angazhimeve akademike dhe profesionale, znj. Guda ka zhvilluar aftësi të spikatura në hulumtim dhe shkrim ligjor, përgatitjen e memorandumeve, analizën juridike, si dhe në të folurit publik.
Znj. Guda e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe si dhe atë angleze.