• Njihuni me ekipin tonë

    Kaltrina Kodraliu

    Bashkëpunëtore

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2017
    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLM, 2022
    Sapienza University of Rome, LLM Visiting Scholar, 2020

    PROFILI

    Kaltrina Kodraliu iu bashkua avokaturës Sejdiu & Qerkini si bashkëpunëtore në qershor të vitit 2021.

    Paraprakisht, znj. Kodraliu ishte nënpunëse në Gjykatën e Apelit të Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizionin Penal për një periudhë njëvjeçare. Për më tepër, ajo ajo ishte e angazhuar edhe si zyrtare ligjore në programin JSSP të USAID-it gjatë vitit 2019 deri në vitin 2020, program ky i cili ka punuar në përmirësimin e performancës së gjyqësorit në Departamentin e Përgjithshëm – Divizoni Civil, përkatësisht punën direkte me gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës. Znj.Kodraliu në vazhdimësi është angazhuar në organizata joqeveritare duke ligjëruar në fushën e të drejtave të njeriut.

    Ndër të tjera, znj Kodraliu është përfituese e bursës KAS- Konard Adenaur Stifung, përfituese e bursës Erasmus+, dhe pjesëmarrëse në konferenca lokale dhe ndërkombëtare kryesisht në fushën e drejtësisë.  Znj. Kodraliu në vitin 2022 është përzgjedhur që ta ndjekë Fellowship Program në Zyrën e Prokurorisë në selinë e Mekanizmin Ndërkombëtar për Tribunalet Penale në Hagë.

    Klientët e Sejdiu & Qerkini përfitojnë nga njohuritë e shumta dhe përvoja e znj. Kodraliu në fushën e të drejtës penale, të drejtës penale ndërkombëtare, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

    Përveç gjuhës shqipe, ajo flet edhe anglisht.

    PUBLIKIMET

    Kodraliu, Kaltrina, Ndikimi dhe sfidat e dëshmitarëve në dhënien e dëshmive pranë Tribunalit ad Hoc- Praktika e Tribunalit Penal për Ish Jugosllavi, 2021.