Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2024
Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, LLM në Kontratat dhe e Drejta Komerciale, 2025
University College London (UCL) Faculty of Laws, LLM në të Drejtën Ndërkombëtare me Distinction (Dallim), 2026
Lea Meraku është Konsulente Juridike në Shoqërinë e Avokatëve Sejdiu & Qerkini. Ajo është bërë pjesë e firmës në vitin 2022 si Praktikante Juridike dhe më pas u bë Bashkëpunëtore në vitin 2024.
Znj. Meraku këshillon për një fushë të gjerë të çështjeve juridike, duke kontratat, procedurat gjyqësore, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, investimet e huaja, si dhe transaksionet korporative dhe tregtare, duke këshilluar si klientë vendas ashtu edhe klientë ndërkombëtarë. Ajo ka njohuri të thelluara për sistemin juridik Kontinental (civil law), ashtu edhe për atë Anglosakson (common law), si dhe është e specializuar në të drejtën ndërkombëtare. Me përvojën e saj në juridiksione nga të dy sistemet juridike, ajo i këshillon klientët ndërkombëtarë në lidhje me të drejtën e Kosovës si dhe këshillon klientët vendas për çështje që rregullohen nga e drejta e huaj.
Znj. Meraku ka përvojë ndërkombëtare në fushën profesionale, si dhe atë akademike. Pas përfundimit të Diplomës International Baccalaureate në Zvicër, ajo studioi për dy vite në Fakultetin Juridik të University of Edinburgh me rezultate të shkëlqyeshme (First Class Honours). Më pas ajo i vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ka diplomuar në vitin 2024. Në vitin 2025, ajo përfundoi studimet e para Master (LLM) në programin Kontratat dhe të Drejtën Komerciale në Universitetin e Prishtinës, me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 2026, Znj. Meraku përfundoi edhe një Master të dytë (LLM) në të Drejtën Ndërkombëtare në University College London (UCL), ku ka diplomuar me Distinction (Dallim). Punimi i saj hulumtues trajtoi klauzolat e refuzimit të përfitimeve (denial of benefits clauses) në traktatet ndërkombëtare të investimeve.
Znj. Meraku gjithashtu ka shërbyer si Asistente Hulutuese e Raportuesit Special të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga aktet e kundërligjshme ndërkombëtare, duke punuar në Londër dhe në Gjenevë. Ajo është angazhuar gjithashtu si Konsulente dhe Trajnere pranë OSBE-së.
Në vitin 2026, Znj. Meraku është emëruar Asistente në Katedrën Civile të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Në Garën e të Drejtës Ndërkombëtare Philip C. Jessup, Znj. Meraku ka fituar çmimin Best Oralist si në Raundet Evropiane (e 4-ta në Evropë), ashtu edhe në Raundet Ndërkombëtare (e 16-ta në botë). Në vitin 2024 ajo ka trajnuar ekipin e Universitetit të Prishtinës për Garën Jessup, dhe në 2026 në Londër ekipin e UCL për Garën Ndërkombëtare të Ndërmjetësimit Tregtar të ICC (ICC International Commercial Mediation Competition).
Ajo ka interes të veçantë në të drejtën komerciale, të drejtën civile, të drejtën ndërkombëtare të investimeve, si dhe të drejtën ndërkombëtare publike dhe private.
Përveç gjuhës Shqipe, ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe ka njohuri bazë të frëngjishtes dhe turqishtes.
The Validity of the Unilateral Clause in the Arbitration Agreement: Legal and Practical Challenges (Vlefshmëria e Klauzolës së Njëanshme në Marrëveshjen e Arbitrazhit: Sfida Juridike dhe Praktike), bashkëautore me Burim Azemi
Delving into the controversy of Periculum Est Emptoris: has the Roman rule of risk been judged too harshly? (Një vështrim mbi diskutimet rreth Periculum Est Emptoris: a është gjykuar shumë ashpër rregulli Romak i rrezikut?), University of Edinburgh Student Law Review 2021, Vëllimi IV, Numri 2
https://www.eslr.ed.ac.uk/wp-content/uploads/sites/30/2021/05/ESLR-2021-Master-Document.pdf
Online Violence Against Women in Politics: A Threat to Democracy (Dhuna në Internet ndaj Grave në Politikë: Një Kërcënim për Demokracinë), (2023) Konkursi i Eseve i Akademisë së Dialogut të OSBE-së
Online Violence Against Women in Politics: A Threat to Democracy
Unsung Heroines: Women’s Essential Role in Transitional Justice Processes (Roli Thelbësor i Grave në Proceset e Drejtësisë Tranzicionale), MagDa, Revista e Akademisë së Dialogut të OSBE-së, Numri 1