• Njihuni me ekipin tonë

    Miranda Haxhiu

    Avokate

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2011
    Universiteti i Luksemburgut, LLM, 2013
    Universiteti Corvinus në Budapest, Kandidate për PhD

    Licencat:

    Oda e Avokatëve të Kosovës (2020)

    PROFILI

    Miranda Haxhiu është avokate, e cila ushtron profesionin e avokatit si pjesë e Sejdiu & Qerkini Sh.P.K që nga vitit 2020.

    Znj. Haxhiu, ka një përvojë të gjerë në fushën akademike, si juriste, por edhe menaxhere. Ajo ka ndjekur trajnime të nivelit të lartë, ai ajo e ABA-ROLI për Etikën Juridike për Avokatë dhe ishte pjesë e ekipit në konkursin për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar në Varshavë të Polonisë. Ajo, gjithashtu, ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe prezantime në Universitetin e Luksemburgut dhe ka kryer një detyrë komplekse në planifikimin fiskal të korporatës në bashkëpunim me një kompani konsulente.

    Pas përfundimit të magjistraturës, ajo u angazhua si ligjëruese në Universitetin Staffordshire në Prishtinë, ku ligjëroi module në fushën komerciale. Që nga viti 2016, ajo ka punuar në Kolegjin UBT si ligjëruese, juriste dhe më pas, edhe si Menaxhere e Burimeve Njerëzore.

    Krahas punës së saj profesionale, ajo vazhdoi punën e saj akademike si Ligjëruese e të Drejtës Financiare dhe mori pjesë në të gjitha konferencat vjetore ndërkombëtare të organizuara nga Kolegji UBT. Po ashtu ka marrë pjesë në mobilitetin e stafit akademik në Universitetin e Nova de Lisboa dhe në shumë aktivitete të tjera akademike dhe profesionale.

    Përveç gjuhës shqipe, Miranda flet gjuhën angleze, frënge dhe spanishte.