Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, LLB, 2025
Znj. Rea Hadri iu bashkua shoqërisë së avokatëve Sejdiu & Qerkini në korrik 2024 përmes
Programit të Bashkëpunëtorëve Veror të avokaturës. E dalluar për përkushtimin dhe
potencialin e saj, ajo më pas u promovua në pozitën e Asistentes Ligjore në tetor të po atij viti. Ndërsa, nga qershor 2025, znj. Hadri u avancua në rolin e Bashkëpunëtores në
avokaturë.
Znj. Hadri ka përfunduar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2025, ku është dalluar si një studente e jashtëzakonshme. Ajo ka përfaqësuar Fakultetin Juridik dhe Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare të arbitrazhit, Willem C. Vis Moot, duke
garuar përkrah studentëve nga universitetet më të mirënjohura botërore. Së bashku me
ekipin e saj, ajo arriti të plasohet në vendin e tretë në edicionin e 31-të të kësaj gare dhe fitoi çmimin e nderit për Memorandumin më të mirë të shkruar, arritje që u njohën gjithashtu me Mirënjohje Presidenciale si ekipi i parë nga Kosova që arriti një sukses të tillë.
Përveç arritjeve akademike, znj. Hadri ka fituar përvojë të gjerë praktike në hulumtim dhe shkrim ligjor, menaxhim projektesh dhe monitorim të vendimeve gjyqësore. Ajo gjithashtu ka kontribuar në shumë iniciativa ligjore, përfshirë klinikat ligjore dhe programet për të drejtat e njeriut. Për më tepër, ajo ka qenë aktive në organizimin e Akademisë së Juristëve të Rinj, një platformë e krijuar për të mbështetur zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm ligjorë përmes punëtorive dhe ligjëratave të mbajtura nga gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të mirënjohur të vendit.
Znj. Rea Hadri flet gjuhën shqipe dhe atë angleze.