• Njihuni me ekipin tonë

    Taulant Q. Hajdari

    Avokat

    Biografia

    Arsimimi :

    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLB, 2017
    Fakulteti Jurdik i Universitetit të Prishtinës, LLM, 2022

    Licencat :

    Oda e Avokatëve të Kosovës (2022)

    PROFILI

    Taulant Q. Hajdari është Avokat, i cili ushtron profesionin e avokatit në kuadër të Sejdiu & Qerkini Sh.P.K që nga vitit 2021, përderisa para se të licencohej si Avokat, ishte pjesë e avokaturës si bashkëpunëtor që nga vitit 2019.

    Përpara se t’i bashkohej Sejdiu & Qerkini, z. Hajdari shërbeu si këshilltar juridik i brendshëm në një korporatë vendore. Gjithashtu, ai sjell me vete eksperiencë në fushën e shërbimeve noteriale dhe ligjore. Përveç përvojës së tij në shërbime juridike, z. Hajdari në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me Organizatën Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, si pjesë e programit “Rinia dhe Drejtësia”, ku ka ligjëruar “Sistemi i drejtësisë në Kosovë” në shkollat e mesme anembanë vendit.

    Gjatë dhe në vijim të studimeve universitare, z. Hajdari ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare, si dhe është certifikuar nga organizata të ndryshme, si USAID, NCSC, NDI, Këshilli i Evropës, Këshilli Rinor i Klientit, etj.

    Bazuar në përvojën e tij, z. Hajdari ka fituar një reputacion si përfaqësues i përkushtuar i interesave të klientëve, si në gjykata, ashtu njëjtë edhe më gjerë.  Pra, z. Hajdari ofron për klientët shërbime kryesisht në sferën civile, duke i përfaqësuar ata në gjykata, në këshillim regullativ dhe transaksional.

    Përveç gjuhës shqipe, z. Hajdari flet edhe gjuhën angleze.