• Lajmet e fundit

    Trajnim – Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

    Me ftesën e Misionit të Bashkimit Europian në Kosovë për Sundim të Ligjit- EULEX, Av. Artan Qerkini nga Shoqëria e Avokatëve “Sejdiu&Qerkini” ishte trajner në trajnimin dy ditor për rreth 70 avokatë, të cilët janë anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës të rajonit të Mitrovicës.
    Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi i ndryshimeve  të Kodit të Procedurës Penale me sesione për çështje specifike, si:

    • Gjykimi në mungesë
    • Sekuestrimi dhe konfiskimi
    • Qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit
    • Mbrojtja e detyrueshme
    • Mbrojtja me shpenzime publike
    • Hetimi
    • Seanca e shpalljes së dënimit